“Mooch-i na çon në një udhëtim të mahnitshëm – nga periferitë e klasave punëtore e deri te qiellgërvishtësit e ndritshëm të Manhattan-it dhe moçalet më të thellë të kryeqytetit të vendit tonë. Përgjatë rrugës, ne shohim një Amerikë të humbur, por të ringjallur nën Donald Trump-in. Plot me informacione, frymëzues dhe me humor. Duhet lexuar patjetër. Kaq i organizuar!”
—Gjykatësja Jeanine Pirro, autore bestseller #1 e librit Liars, Leakers, and Liberals

“Ky libër shpjegon qartë arsyen pse Donald Trump është presidenti i burrave dhe grave të harruar të vendit, dhe pse ai është shpresa jonë e fundit më e mirë! Anthony Scaramucci, përmes rrënjëve të tij në klasën punëtore, shpjegon se pse Donald Trump është presidenti i punëtorëve të krahut dhe se si rrugëtimi i Mooch-it nga “New York-u e deri te Krahu Perëndimor i Shtëpisë së Bardhë”, e mishëron atë Ëndërr Amerikane. Mësoni sekretin e vërtetë të suksesit të presidentit Trump”.
—Sean Hannity

Anthony Scaramucci

ANTHONY SCARAMUCCI është themeluesi dhe ortaku menaxhues i firmës së investimeve të njohur ndërkombëtarisht, SkyBridge Capital. Në vitin 2016, Scaramucci u rendit sipas revistës Worth në vendin e 85-të në listën e 100 më të pushtetshmëve në financat globale. Në nëntor të vitit 2016, ai u emërua në komitetin ekzekutiv të skuadrës presidenciale prej 16 vetash të presidentit të zgjedhur Trump, dhe në korrik të vitit 2017, shërbeu si drejtor i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. Scaramucci ka një diplomë në ekonomi nga universiteti Tufts dhe një diplomë J.D. nga Harvard Law School. Jeton në Manhasset, New York, me gruan e tij, Deidre-n, dhe ka pesë fëmijë.
Kopertina:

E fortë

Nr. i faqeve:

318

Përkthyes:

David Hudhri

Botues:

Minerva

Vlerësime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Trump: Presidenti me jakë blu”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Trump: Presidenti me jakë blu
L1,500

Në stok