KËTA NJERËZ E ÇAJNË TR*PIN PËR KËTË LIBËR

“Elasticiteti, lumturia dhe liria vijnë nga dijenia se për çfarë ta vrasësh mendjen – dhe mbi të gjitha, për çfarë nuk duhet ta vrasësh mendjen. Ky është një libër mjeshtëror, filozofik dhe praktik dhe do t’u ofrojë lexuesve, mençurinë për të bërë pikërisht këtë.”
RYAN HOLIDAY, Shkrimtar bestseller i New York Times për librat The Obstacle is the Way dhe Ego is the Enemy

“E kundërta e çdo libri tjetër. Mos u përpiq. Dorëzohu. Gabo. Ul standardet. Mos beso më te vetja. Ndiq dhimbjen. Dhe oh, po, vrit veten. Secila nga këto pika është thellësisht e vërtetë, e dobishme dhe më e fuqishme se pozitiviteti i zakonshëm. I përmbledhur, por çuditërisht i thellë. E lexova brenda natës dhe tani kam nevojë ta lexoj sërish.”
DEREK SIVERS, themelues i CD Baby, dhe autor i librit Anything You Want: 40 Lessons for a New Kind of Entrepreneur

“Aftësia e Markut për të hyrë thellë dhe për të ofruar njohuri të mahnitshme e njëkohësisht kundër rrymës mbi sfidat e jetës, e bën atë një ndër shkrimtarët e mi më të preferuar dhe ky libër, është puna e tij më e mirë.”
—MATT KEPNES, Shkrimtari bestseller nga New York Times i librit How to Travel the World on $50 a Day: Travel Cheaper, Longer, Smarter

“Ky libër është si ajo shuplaka që të duhet nga miku yt më i mirë: me humor, vulgar dhe jashtëzakonisht provokues. Lexoje këtë libër vetëm nëse je i gatshëm të lësh mënjanë të gjitha justifikimet dhe të luash një rol aktiv për të jetuar më mirë.”
—STEVE KAMB, shkrimtari besteseller i librit Level Up Your Life, dhe themelues i NerdFitness.com

Mark Manson

MARK MANSON është një bloger shumë i njohur me mbi dy milionë lexues. Ai jeton në New York City.
Kopertina:

E butë

Faqe:

220

Viti:

2017

Përkthyes:

Bledar Kurti

Vlerësime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Arti i brishtë i not giving a f*ck”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Arti i brishtë i not giving a f*ck
L1,000

Në stok