‘Operacioni u duk se shkoi pa trazira, megjithatë nuk e di pse, kur u zgjua, ajo ishte e paralizuar në krahun e djathtë të trupit. Me siguri kam tentuar t’i heq më shumë seç duhet nga tumori. Duhet të kem pasur besim të tepërt te vetja. Nuk ndjeva mjaftueshëm frikë. Mezi e prisja që ky operacion të shkonte mirë, të kishte një fund të lumtur, në mënyrë që të ndihesha sërish në paqe me veten.’

Henry Marsh

Henry Marsh ka studiuar politikë, filozofi dhe ekonomi në Universitetin e Oksfordit para se të diplomohej në mjekësi te spitali Royal Free në Londër. Ai u bë anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve në 1984 dhe u emërua këshilltar neurokirurg te spitali Atkinson Morley’s St George në Londër në 1987, ku vazhdon të punojë me kohë të plotë. Ai ka qenë tema e dy filmave dokumentarë të rëndësishëm, “Jeta e tyre në duart tuaja” , i cili fitoi Royal Television Society Gold Medal, dhe “The English Surgeon”, i cili paraqiti punën e tij në Ukrainë, dhe fitoi çmim Emmy. Ai u bë CBE Comander of British Empire. Henry Marsh si Bestseller i Mos bëj dëm solli në Shqipëri The New York Times që botoi në 2016 një reportazh, “The Terrible Beauty of Brain Surgery” mbi operacionet e kryera në Tiranë. Është i martuar me antropologen dhe shkrimtaren Kate Fox.
Kopertina:

E fortë

Nr. i faqeve:

312

Përkthyes:

Mentor Petrela, Florian Dashi

Botues:

Minerva

Vlerësime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mos bëj dëm”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mos bëj dëm
L1,500

Në stok