Nga neurokirurgu dhe autori bestseller i “Mos bëj dëm”, Henry Marsh, vjen “Dhe së fundmi”, një eksplorim i palëkundur dhe thellësisht personal i vdekjes, jetës dhe neuroshkencës.

Si një kirurg truri i dalë në pension, Henry Marsh mendonte se e kuptonte sëmundjen, por ishte i papërgatitur për ndikimin që do të kishte mbi të diagnoza e kancerit të avancuar. “Dhe së fundmi” eksploron çfarë ndodh kur dikush që ka kaluar gjithë jetën në rreshtin e parë të jetës dhe vdekjes e gjen veten duke menduar se si mund të jetë dënimi i tij me vdekje.
Ndërsa provon tranzicionin e papritur nga mjek në pacient, ai përndiqet nga dështimet e kaluara dhe projektet ende të papërfunduara, dhe i irrituar nga shqetësimet e sëmundjes dhe pleqërisë. Por ai është gjithashtu më i magjepsur se kurrë nga misteret e shkencës dhe të trurit, bukuria e botës natyrore dhe dashuria për familjen e tij. Elegjiak, i sinqertë dhe prekës, “Dhe së fundmi” nuk është një libër për vdekjen, por një libër për jetën dhe atë që ka rëndësi në fund.

Henry Marsh

Henry Marsh ka studiuar politikë, filozofi dhe ekonomi në Universitetin e Oksfordit para se të diplomohej në mjekësi te spitali Royal Free në Londër. Ai u bë anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve në 1984 dhe u emërua këshilltar neurokirurg te spitali Atkinson Morley’s St George në Londër në 1987, ku vazhdon të punojë me kohë të plotë. Ai ka qenë tema e dy filmave dokumentarë të rëndësishëm, “Jeta e tyre në duart tuaja” , i cili fitoi Royal Television Society Gold Medal, dhe “The English Surgeon”, i cili paraqiti punën e tij në Ukrainë, dhe fitoi çmim Emmy. Ai u bë CBE Comander of British Empire. Henry Marsh si Bestseller i Mos bëj dëm solli në Shqipëri The New York Times që botoi në 2016 një reportazh, “The Terrible Beauty of Brain Surgery” mbi operacionet e kryera në Tiranë. Është i martuar me antropologen dhe shkrimtaren Kate Fox.
Kopertina:

E fortë

Nr. i faqeve:

200

Përkthyes:

Mentor Petrela, Florian Dashi

Botues:

Minerva

Vlerësime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dhe së fundmi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Dhe së fundmi
L1,500

Në stok