Lëvdata për Dekada Përcaktuese

“DEKADËN PËRCAKTUESE e rekomandoj posaçërisht për këdo që është
në të njëzetat dhe po përpiqet të kuptojë ç’drejtim të marrë jetë. Do të
mësoni si të kërkoni në mënyrë të frytshme, si të mos jeni tolerantë
dhe si t’i ktheni mundësitë e mira në të shkëlqyera.”
-Po Bronson, autor i What Should I Do with My Life?
dhe bashkautor i NurtureShock

“DEKADA PËRCAKTUESE është libri që njëzetëvjeçarët kanë pritur.
Nuk ka për t’ju treguar se çfarë të bëni me jetën tuaj, por do t’ju frymëzojë,
do t’ju motivojë dhe do t’ju edukojë që ta zbuloni vetë.”
-Rachel Simmons, autore e The Curse of the Good Girl

“DEKADA PËRCAKTUESE ju hap sytë, është i rëndësishëm
dhe i këndshëm për t’u lexuar. E rekomandoj vërtet.”
-Wendy Mogel, autore e The Blessing of a Skinned Knee dhe
The Blessing of a B Minus

“Meg Jay paraqet në këtë libër një intelekt dhe ekspertizë brilante mbi ciklin e jetës, si dhe përvojë të gjatë klinike. Ajo argumenton se, mosha dhe koha, nuk janë të kontrollueshme, edhe nëse njerëzit jetojnë më gjatë dhe kultura jonë beson se çdo gjë është e mundshme. Leximi i këtij libri do të jetë me përfitim për mjekët, komentatorët kulturorë dhe vetë njëzetecavjeçarët.”
-Nancy J. Chodorow, autore e Individualizing Gender and Sexuality: Theory and Practice

“Ky libër i mahnitshëm, përfshirës, paraqet një çështje bindëse se të njëzetat janë periudha më transformuese në jetët e njerëzve dhe, për më tepër, u tregon lexuesve se si të çohen nga kolltuku dhe ta jetojnë mirë këtë dekadë. Duhet lexuar nga të gjithë të rinjtë, miqtë e tyre, prindërit, gjyshërit, shefat, motrat dhe vëllezërit… në fakt, nga të gjithë!”
-Timothy Wilson, autor i Redirect: The Surprising
New Science of Psychological Change

Vlerësime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dekada përcaktuese”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Dekada përcaktuese
L900

Në stok