Në këtë libër të domosdoshëm për këdo që kërkon të arrijë sukses, psikologja pioniere, Angela Duckworth, u tregon prindërve, studentëve, edukatorëve, atletëve dhe biznesmenëve (me dhe pa përvojë), se sekreti i arritjes së jashtëzakonshme nuk është talenti, por kombinimi i veçantë i pasionit dhe këmbënguljes të cilën ajo e quan “forcë karakteri, vendosmëri”.

Duke marrë nga historia e saj personale si vajza e një shkencëtari që ia vinte shpesh në dukje mangësinë e “gjenisë”, Duckworth, tashmë një studiuese dhe pedagoge e mirënjohur, përshkruan përvojat e saj të hershme që i hapën sytë në mësimdhënie, konsultime për bizneset dhe në neuro- shkencë, dhe që çuan drejt hipotezës se ajo çfarë e sjell suksesin nuk është “gjenia”, por një kombinim unik i pasionit dhe këmbë- nguljes afatgjatë.

Në librin Forca e karakterit, ajo e çon lexuesin në terren që të vizitojë kadetët që sfiliten nga ditët e para të trajnimit në West Point, mësuesit që punojnë në disa nga shkollat më të vështira, dhe finalistët e vegjël në Konkursin Kombëtar të Gërmëzimit. Ajo gjithashtu shfrytëzon informacione të mre- kullueshme nga historia dhe tregon se çfarë mund të mësohet nga përvojat moderne në performancën e lartë. Së fundmi, ajo ndan ato që ka mësuar nga intervistat që ka kryer me dhjetëra persona të suksesshëm, që nga CEO-ja i bankës J. P. Morgan, Jamie Dimon, karikaturisti i revistës New Yorker, Bob Mankoff, te trajneri i skuadrës Seattle Seahawks, Pete Carroll.

Disa nga njohuritë më të vlefshme të librit:

  • Pse çfarëdo përpjekje që bëni, në fund ju sjell dy herë më afër synimit tuaj
  • Si forca e karakterit mund të mësohet, pavarësisht IQ-së apo rrethanave
  • Si mund të nxitet interesimi jetëgjatë
  • Sa për qind e praktikës optimale është vuajtje dhe sa është ekstazë
  • Cila është më e mira për fëmijën tuaj – një përqafim i ngrohtë, apo standarde të larta
  • Magjia e Hard Thing Rule

I dashur dhe personal, informues, madje edhe jetë-ndryshues, Forca e karakterit është një libër që flet për atë çfarë ndodh në kokën tuaj kur dështoni, dhe se si kjo gjë, jo talenti apo fati, bën të gjithë dallimin.

Angela Duckworth

Angela Duckworth, PhD, është Anëtare e Programit MacArthur në vitin 2013 dhe pedagoge e psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë. Ajo ka qenë këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, Bankës Botërore, skuadrave të NBA dhe NFL, si dhe CEO-ve të kompanive të listës Fortune 500. Përpara se të niste karrierën e saj si studiuese, ajo themeloi një shkollë verore për fëmijët e varfër, që ka fituar edhe çmim. Ajo është gjithashtu themeluesja dhe drejtorja shkencore e Character Lab, një organizatë jofitim- prurëse me misionin për të avancuar shkencën dhe praktikën e përsosjes së karakterit. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor për neurobiologji në Universitetin Harvard, Masterin për neuroshkencë në Oxford, dhe doktoraturën për psikologji në Universitetin e Pensilvanisë. Forca e karakterit: fuqia e pasionit dhe këmbënguljes, është libri i saj i parë.
Kopertina:

E butë

Faqe:

304

Viti:

2019

Përkthyes:

Blendi Lami

Vlerësime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Forca e karakterit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Forca e karakterit
L1,200

Në stok