LEXIMI I KËTIJ LIBRI MUND TË TË NDRYSHOJË JETËN

Duke u bazuar në teoritë e Alfred Adler-it, një nga tre gjigantët e psikologjisë së shekullit XX, “Guximi për të mos u pëlqyer” është një dialog ndriçues mes një filozofi dhe një djaloshi, i cili, gjatë pesë bisedave stimuluese, kupton se secili prej nesh është i aftë të përcaktojë jetën e vet, pa prangat e së kaluarës, dyshimeve dhe pritshmërive të të tjerëve.

Ky libër

  • të mëson një mënyrë të menduari thellësisht çliruese, falë së cilës mund të kultivosh guximin për të ndryshuar dhe të shpërfillësh kufizimet që i ke vënë vetes dhe të kanë vënë të tjerët
  • është një manual jetësor lehtësisht i kuptueshëm dhe jashtëzakonisht domethënës
  • është një udhërrëfyes që të ndryshon jetën dhe të tregon rrugën drejt lumturisë.

Miliona njerëz e kanë lexuar tashmë dhe kanë nxjerrë mësime të vyera.

Përkthyes:

Blendi Lami

Faqe:

294

Kopertina:

E butë

Vlerësime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Guximi për të mos u pëlqyer”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Guximi për të mos u pëlqyer
Çmimi origjinal qe: L1,200.Çmimi i tanishëm është: L1,000.

Në stok