Amerika do të mbetet superfuqia e vetme botërore edhe për shumë vite. Si do të jetë kjo lloj superfuqie? Çfarë roli duhet të luajë Amerika në botë?
Ian Bremmer mbron idenë se një politikë e jashtme pa busull ka rrezikuar pozicionin e Uashingtonit në arenën globale dhe ka krijuar një barrë të rëndë financiare. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, politikëbërësit amerikanë kanë dështuar vazhdimisht në menaxhimin e krizave në Afganistan, Irak, Iran, Libi, Siri dhe Ukrainë, sepse nuk kanë ndjekur një strategji të qartë.
Bremmer nxit lexuesit të mendojnë më thellë për të ardhmen e statusit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa eksploron tri alternativa:
  • “Amerika e pavarur”, ka ardhur koha që Uashingtoni të heqë dorë nga përgjegjësia për të zgjidhur problemet e popujve të tjerë. Amerikanët duhet të udhëheqin duke dhënë shembullin më të mirë.
  • “Amerika racionale”, Uashingtoni nuk mund të përballet me çdo sfidë ndërkombëtare. Përparësitë duhet të jenë përqendrimi te mundësitë dhe mbrojtja e interesave të SHBA-së kur kërcënohen.
  • “Amerika e domosdoshme”, vetëm Amerika mund të mbrojë vlerat nga të cilat varet stabiliteti global. Kjo botë nuk do të ketë qëndrueshmëri nëse popujve të tjerë iu mohohen të drejtat themelore.

Ian Bremmer

Ian Arthur Bremmer është një shkencëtar politik amerikan, autor dhe sipërmarrës i fokusuar në rrezikun politik global. Ai është themelues dhe president i Eurasia Group, një kompani kërkimore dhe konsulence për rrezikun politik. Ai është gjithashtu themelues i GZERO Media, një kompani mediatike digjitale.
Kopertina:

E fortë

Nr. i faqeve:

256

Përkthyes:

Blendi Lami

Botues:

Minerva

Vlerësime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Superfuqia”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Superfuqia
L1,200

Në stok